Tiranë, gjendet i mbytur në liqen 50-vjeçari

04/01/2017 00:00

Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e kësaj të mërkure në liqenin artificial të Tiranës.

Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë njoftuar policinë kur kanë parë se personi po hynte në ujërat e ftohta të liqenit.

Por kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, agjentët e kanë gjetur të vdekur pranë digës së liqenit trupin e personit, i cili është nxjerrë me ndihmën e polumbarëve. Viktima është identifikuar si shtetasi Edmond Ramushi, 50 vjeç.

Nga hetimet e para dyshohet që ai të jetë vetëmbytur, pasi rezulton se kohët e fundit ka shfaqur probleme psikologjike për shkak të borxheve të shumta dhe gjendjes së vështirë ekonomike.

Top Channel