Thyhet rekordi i Ajax, New Saints me 27 fitore radhazi

02/01/2017 00:00

Një skuadër futbolli në Uells ka arritur të fitojë vëmendjen që nuk e kishte arritur kurrë ndonjëherë prej krijimit, për shkak të thyerjes së një rekordi që zgjaste prej 44 vjetësh.

Ekipi i Nju Seints që është kampion i Uellsit, mori fitoren e 27 radhazi në ndeshjen e fundit të zhvilluar, cka nënkupton se me këtë sukses arriti të kalojë Ajaksin dhe rekordin e holndezëve të vendosur në 1972.

Skuadra e TNS fitoi 2-0 kundër Cefn Druids  falë golave të shënuar nga Eduards dhe Xhon Rotlexh.

“Ne nuk mund të krahasohemi me Ajaksin e atyre viteve as në cilësi dhe as në serinë e fitoreve. Por nëse llogaritim futbollin në Uells, atëherë kjo është një arritje fantastike” tha menaxheri Kreg Herison. Klubi ishullor ka fituar 21 ndeshjet e këtij sezoni në Uells, si dhe ka marrë fitore në Kupën vendase dhe në Skotish Challenge Cupo, që përfshin dhe ekipe nga Uellsi dhe Irlanda e Veriut.

Top Channel