Pioli merr mbështetjen nga Kina

30/12/2016 00:00

Interi duket sikur po e merr pak veten, pas marrjes së drejtimit nga Pioli dhe ky fundit po gjen mbështetje edhe nga drejtuesit.

I kthyer nga një udhëtim në Kinë, ku ndodhej për një takim të rëndësishëm, trajneri i Interit duket shumë i kënaqur. “Jam mjaft i kënaqur në takimin që patëm me Suning”, u shpreh Pioli, që shoqërohej në këtë vizitë të tij në Kinë edhe nga Piero Ausilio.

Takimi me “Suning” ishte për merkaton e muajit janar, me largimet dhe afrimet e reja në skuadër. Për momentin nuk ka shumë detaje, por synimi janë përforcimin me një mesfushor, si dhe linjat e mbrojtjes. Disa prej futbollistëve pritet të largohen me formulën e huazimit, ndërsa synimi është për një goditje të rëndësishme.

Ndërkohë, manaxheri i trajnerit Pioli është shprehur se ndihet i kënaqur që trajneri ka gjetur mbështetjen e “Suning” dhe se ai është një trajneri i duhur për Interin.

Top Channel