Ndëshkimi i fundit Rusisë; Obama, sanksione për ndërhyrjen në zgjedhje

28/12/2016 00:00

Administrata Obama përgatitet të njoftojë një sërë masash ndëshkuese kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

CNN thotë se veprimet që pritet të ndërmerren përfshijnë sanksione dhe masa diplomatike. Individë të lidhur me fushatën ruse të vjedhjes së informacioneve, sidomos nga Partia Demokrate diskutohet të identifikohen publikisht.

Ministria e Jashtme ruse reagoi përmes përfaqësueses zyrtare të saj, Maria Zakharova, e cila tha se nëse Uashingtoni ndërmerr ndonjë hap agresiv, atëherë përgjigjen do ta ketë të së njëjtës monedhë.

Po u prekën misionet diplomatike ruse në Amerikë, paralajmëroi  Zakharova, ne do të hakmerremi tek diplomatët amerikanë në Rusi.

Mes masave të administratës amerikane duket se do të ketë edhe sanksione ekonomike. Sipas republikanit Lindsey Graham, këto veprime do ta godasin rëndë Rusinë e sidomos Putinin si individ.

Top Channel