Njihuni me Kanitën, hyrjen më të re të “The Top List”

23/12/2016 00:00

Ajo është vetëm 15-vjeçe por me një talent të madh në muzikë. Bëhet fjalë për Kanitën, këngëtaren nga Shkupi, e cila edhe pse e re në moshë, ka mundur të futet suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Kanita, e cila momentalisht menaxhohet nga Arian Demolli, ka nisur të bashkëpunojë me kompozitorin e njohur maqedonas Boban Apostolov, i njohur ndryshe si Nabboo, i cili punon me emra të njohur të muzikës europiane.

Bashkëpunimi me këtë kompozitor ka bërë që Kanita të rikthehet në qendrën e mediave me projektin e saj më të ri muzikor, “Don’t Let Me go”, i cili është i treti për të. “Don’t Let Me Go”, e cila është punuar dhe masterizuar në Paris, është pritur mjaft mirë nga publiku, ku që në javën e parë të publikimit, ajo është bërë pjesë e “The Top List”.

Kanita, e cila është në vitin e parë të shkollës së mesme të muzikës në Shkup, ka goditur në shenjë me këtë këngë të re pasi jo vetëm është bërë pjesë e listës por ajo është pozicionuar mjaft mirë, pikërisht në vendin e 18-të për shkak të votave të publikut në topawards.top-channel.tv

Top Channel