Plani i ISIS, sulme në Europë

23/12/2016 00:00

Strategjia e shtetit islamik tashmë është e qartë: Grupi i dhunshëm xhihadist kërkon të mbjellë kaos, frikë dhe urrejtje në kontinentin e vjetër, liderët e të cilit janë mbërthyer nga mania zhgënjyese e multikulturalizmit.

Gazetari John Bradley shkruan për “Daily Mail” se ngjarja e Berlinit, dhe historia e autorit të saj konfirmojnë faktin që ISIS-i po e kthen në një realitet tmerrues zotimin e tij për ta mbytur europën me xhihadistë, me ushtarë të bindur të cilët do të fshiheshin mes qindra-mijëra refugjateve dhe emigrantëve ekonomike.

Grupi e ka marrë tashmë përgjegjësinë e sulmit në tregun e Krishtlindjeve dhe zyrtarë amerikanë të sigurisë pohojnë se Anis Amri ka pasur në të kaluarën “kontakte direkte” me shtetin islamik.

Objektivi me sa duket është po aq i thjeshtë sa ç’është dhe katastrofik për lirinë dhe begatinë e kontinentit: të provokoje ndasi te thella sociale dhe fetare sidomos mes te ardhurve te rinj muslimane dhe popullatave autoktone.

Shpresat mbase do të ishin që ky kaos të kulmonte në konflikte civile e në fund, me triumfin e ideologjisë së të pamëshirshme nëpër europë, shkruan Bradley, një strategji kjo afatgjatë dhe që pavarësisht të gjithave, zor se do të arrijë rezultatin e pretenduar.

Nuk është thjesht koincidence që goditja e njerëzve në tregun e krishtlindjeve erdhi disa javë pas bombës në katedralen qëndrore të Kajros. ISIS-i e ka pjesë të linjës e vet masakrimin e të krishterëve, me anë të së cilës kërkon të mbjellë dhe farën e urrejtjes ndër-fetare.

Top Channel