“Në pallatin e drejtësisë nisi tërmeti”

23/12/2016 00:00

Rama foli para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste edhe për reformën në drejtësi, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi ligjin e Vettingut.

Ai kishte edhe një mesazh për drejtësinë.

“Sot në pallatin e drejtësisë ka filluar të ndjehet tërmeti, por realisht nuk kanë parë gjë akoma”, deklaroi ai.

Ligji i Vettingut mori dritën jeshile një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese që rrëzoi 6 me 2 kërkesat e Partisë Demokratike.

Në të njëjtën ditë kur Kushtetuesja u shpreh për kushtetueshmërinë e këtij ligji, Kuvendi shkriu me kërkesë të Fatmir Xhafajt Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Duke folur për Top Storyn e së enjtes, Xhafaj interpretoi si pasojë të Vettingut edhe përplasjen e fundit që ka përfunduar në Gjykatën e Lartë mes Prokurorisë dhe ILDKP-së.

Top Channel