Ajo nuk ka më nevojë për prezantim, njihet nga i madh e i vogël thuajse në të gjithë botën, e vlerësuar si Princesha e Pop-it, Rita Ora mahnit fansat jo thjesht me zërin e saj, por edhe me linjat perfekte të trupit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, prezantuese e “America’s Next Top Model” është pothuajse çdo ditë pjesë e tabloideve britanike e amerikane, të cilat deri më tani kanë shprehur vetëm lavde, jo vetëm për zërin, por edhe për stilin e saj të veshjes.

E së fundmi ajo ka postuar në SnapChat edhe një foto provokuese teksa është e veshur me robdeshamë, foto e cila ka marrë mijëra pëlqime e komente nga fansat e saj. E normalisht kjo foto nuk kishte si të mos vërehej nga tabloidët ndërkombëtarë, që e rivlerësojnë për format dhe sensualitetin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel