LSI, Meta takim me strukturat e Tiranës
20/12/2016 00:00
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi këtë pasdite një takim me strukturat e LSI-së së Tiranës.
Gjatë takimit, Meta e vuri theksin tek zbatimi i vendimeve të marra në Konventën Kombëtare Zgjedhore, të mbajtur më 3 dhe 4 dhjetor.
Meta nënvizoi se, prurjet e reja në parti duhet të reflektohen edhe në strukturat drejtuese të saj, në mënyrë që forumet të sjellin impulse të reja në parti.
“Të zbatojmë vendimet që u morën në Konventën Kombëtare Zgjedhore”, ka thënë Meta, i cili ka paralajmëruar se brenda janarit do të mbahet konventa për degën e LSI-së, Tiranë.
Top Channel