Sulmi terrorist në Berlin, Basha letër ngushëllimi për Merkel

20/12/2016 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kancelares Angela Merkel, mbi humbjen e jetëve në sulmin terrorist në Berlin.

“Agresorët e shefat e tyre nuk synonin thjesht të vrisnin njerëz të rastësishëm në një treg Krishtlindjesh, por të godisnin Gjermaninë me rolin lider të saj në Europë e më gjerë, për mbrojtjen e vlerave dhe lirive tona”, thuhet në mesazhin e z. Basha.

Top Channel