Tiranë, përfshihet nga flakët banesa, një i vdekur

19/12/2016 00:00

Zjarri i rënë në një banesë në katin e fundit të një pallati pesë katësh në afërsi të “Shkollës së Baletit” në Tiranë, i ka marrë jetën një 58-vjeçari.

Viktima u gjet pa shenja jete nga zjarrëfiksit brenda në banesë. Ai mendohet të ketë vdekur si pasojë e asfiksisë nga gazrat dhe tymi i shumtë i çliruar nga djegia e orendive shtëpiake.

Zjarri është pikasur nga komshinjtë e viktimës. Salla operative ka regjistruar telefonatën në orën 20:30. Pak minuta më vonë në vendngjarje në rrugën “Petro Nini Luarasi” janë gjendur zjarrëfikset që kanë hyrë brenda në banesë me anë të shkallëve të hekurit, nga ballkoni i banesës duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve brenda pak minutash.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, mendohet për zjarrëvenie nga vetë viktima në dhomën e gjumit te tij. Ai ishte I vetëm në banesë. Në dëshminë e dhënë nga zjarrëfiksit u regjistrua nga grupi hetimor, se ata kanë qenë në të njëjtën banesë pak muaj më parë, në një tjetër tentativë zjarrvënie të viktimës Ardian  Fetiut. Grupi hetimor tha se do të vazhdojë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Top Channel