Prokuroria, 10 mln lekë gjobë biznesmenit Taçi

19/12/2016 00:00

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 10 milionë lekë të reja gjobë ndaj biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi.

Ky i fundit akuzohet nga prokuroria për mospagim të taksave dhe tatimeve, gjatë kohës që ka qenë administrator i ARMO-s për katër vite.

Sipas organit të akuzës, Taçi ka shmangur pagimin e taksave dhe detyrimeve në vlerën e rreth 6 milionë eurove. Për këtë arsye, atij i janë skeustruar një sërë pronash të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe llogari bankare.

Procesi i gjykimit ndaj Rezart Taçit është zhvilluar në mungesë të tij, pasi që nga muaji maj i këtij viti Taçi është i ndaluar në Zvicër, ku akuzohet nga autoritetet vendase për akuzat e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Top Channel