Rama: Buxheti 2017, prioritet investimeve në shëndetësi

16/12/2016 00:00

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është shprehur i vetëdijshëm për problemet që mbeten në shëndetësi.

Por, sipas tij, shuma e parashikuar për këtë sektor në buxhetin e vitit 2017 do t’u japë zgjidhje graduale këtyre problemeve.

“Shëndetësia mbetet një ndër sfidat më të mëdha e më të vështira! Dhe për të bërë edhe më shumë vitin e ardhshëm, në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, Buxheti 2017 ka shifrën më të madhe të investimeve në shëndetësi dhe një rritje të konsiderueshme pagash për përsonelin mjekesor”, ka thënë Rama.

Top Channel