Partia socialdemokrate në Rumani fitoi lehtësisht zgjedhjet parlamentare, një vit pasi u detyrua të largohej nga pushteti për shkak të një zjarri vdekjeprurës që ra në një klub të Bukureshtit, e që la të vdekur 27 persona.

Kryetari i socialdemokratëve, Liviu Dragnea e shprehu entuziazmin që pas daljes së “exit poll”-eve.

“Rumunët duan të ndihen si në shtëpinë e tyre, në vendin e tyre. Ajo që unë dua është që Rumania të jetë një shtëpi e madhe për të gjithë rumunët”, tha Liviu Dragnea.

Një vit më parë, panorama ishte krejtësisht ndryshe. Në muajin nëntor të vitit 2015, në vend shpërthyen protesta të mëdha që kërkonin largimin e tyre nga pushteti.

Por tani, forca politike në fjalë siguroi 45% të votave, duke lënë pas me 15 pikë kundërshtarët e lëvizjes së djathtë. Rumania është një nga shtetet më të varfra të Bashkimit Europian, ku korrupsioni i madh e mban vendin shumë larg zhvillimit.

Partia socialdemokrate, shumicën e votave e korri nga të moshuarit dhe zonat rurale, të cilëve u bëri premtime të mëdha për rritje pensioni dhe page.

Top Channel