Brozovic rikthen Interin te fitorja

11/12/2016 00:00

Interi ringrihet pas disfatës së rëndë në Napoli. Skuadra e Stefano Piolit tregon muskujt në përballjen e “San Siros” kundër Genoas duke fituar 2-0 në një ndeshje ku diferencën e bëri cinizmi i skuadrës zikaltër.

Ishte Marcelo Brozovic njeriu i ndeshjes me dy golat që vendosën drejtësi në stadiumin milanez ku Genoa shpërdoroi shumë përballë Interit të lëkundur në fraksione të ndryshme të ndeshjes.

Në momentin më të mirë të miqve, Interi doli në skenë me një goditje kirurgjikale të Brozovic nga jashtë zonës. Kroati u tregua i ftohtë në finalizim duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Perin.

I njëjti skenar edhe me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës. Kundërsulmi i shpejtë i zikaltërve shpërbleu skuadrën e Pilot me një tjetër gol që erdhi sërish nga këmbët e mesfushorit kroat, të cilit trajneri italian i besoi një rol titullari në këtë ndeshje.

Top Channel