Gjermani, refugjatë myslimanë konvertohen në të krishterë

11/12/2016 00:00

Çdo ditë një numër i madh refugjatësh myslimanë në Gjermani po konvertohen në të krishterë.

Sipas “The Independent”, prifti Matthias Linke i pyet ata: “A besoni ju me gjithë zemër se Jezus Krishti është Zot dhe shpëtimtar dhe se do ta ndiqni atë çdo ditë të jetës suaj?”

Ata përgjigjen me “po” në gjuhën gjermane dhe më pas bëhen ritet e tjera fetare.

Adel, një 25-vjeçar, refugjat nga Iraku është një prej atyre që është shndërruar në të krishterë. Ai tregon se pas konvertimit kishte frikë nga reagimi i refugjatëve të tjerë myslimanë, por edhe nga reagimi i familjarëve të tij.

Top Channel