SHBA, 14-vjeçari kërcënon shokët me thikë, qëllohet nga policia

09/12/2016 00:00

Një 14-vjeçar është plagosur nga efektivët e policisë së Nevadës në SHBA pasi i armatosur me një thikë po përbënte një rrezik për shokët e shkollës.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë adoleshentin me një thikë të madhe dhe që tenton të godasë me të shokët e klasës para se të qëllohej nga policia.

Ngjarja në gjimnazin Procter R. Hug raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në 11:30 me orën lokale.
 
14-vjeçari, i cili shfaqet në video me një bluzë të Italisë, është identifikuar si Logan Clark. Ai raportohet se është në gjendje kritike për jetën në spitalin Reno.

Top Channel