Malik dhe Swift, bashkë për “Fifty Shades Darker”

09/12/2016 00:00

Zayn Malik dhe Taylor Swift po bashkëpunojnë për këngën e re të filmit “Fifty Shades Darker”. Taylor ka postuar në Twitter debutimin e këngës së re të tyre, “I don’t wanna live forever”, bashkë me trajlerin e filmit të ri që do të vijë së shpejti.

Një ditë më parë Zayn Malik ka postuar një foto bardhë e zi polaroid ku shfaqet me Swift dhe macen e saj. Në diçiturën e fotos ai kishte vënë vetëm hashtagun #idontwannaliveforever.

Për momentin kënga mund të dëgjohet në iTunes, dhe duket se një person që e ka blerë ka qënë dhe ish e dashura e Malik, Gigi Hadid. Modelja ka postuar në Snapchat një video të këngës që dëgjohte në telefonin e saj.

Kënga është gjithashtu singëlli i parë i Swift që nga debutimi i albumit 1989 në tetor të 2014. Dëgjojeni këngën!

Top Channel