Blerja e Milanit nga kinezët shtyhet për në mars

07/12/2016 00:00

Milani do të kalojë zyrtarisht në duart e investitorëve kinezë brenda datës 3 mars të vitit të ardhshëm. Kompania Fininvest dhe Sino Europe arritën një akord që e shtyn afatin e kalimit të pronësisë, lajm që u konfirmua nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Në këtë komunikatë theksohet se në akordin që është miratuar edhe nga Këshilli Administrativ i Fininvest-it, parashikohet që brenda datës 12 dhjetor, Sino Europe do të paguajë një kapar tjetër prej 100 milionë eurosh, ndërkohë që më parë kjo kompani kishte paguar një tjetër kuotë prej 100 milionë eurosh në momentin e hedhjes së firmës për blerjen e klubit.

Shtyrja e afatit të ndryshimit të pronësisë u bë me kërkesë të vetë Sino Europe. Marrëveshja vë në dukje se modaliteti i administrimit të aktiviteteve të Milanit deri në momentin e kryerjes së procesit të kalimit të pronësisë, do të bazohet në principin e zgjedhjeve të përbashkëta.

Top Channel