I riu Mick Schumacher, pjesë e akademisë Mercedes!

06/12/2016 00:00

Mick Schumacher mund të bëhet pjesë e Mercedes. Djali 17 vjeçar i Michael Schumacher ka shumë të ngjarë që të përfshihet në akademinë e skuadrës gjermane në vend të Esteban Ocon me këtë të fundit që vitin e ardhshëm do të garojë me “Force Indian”.

Lajmi bëhet i ditur nga “Kolner Express”, sipas të cilit ideja  është që Mick Shumacher në 2017 të garojë në Botërorin e Formula 3, ku ka marrë pjesë edhe Max Verstappen, me talentin holandez që tashmë konsiderohet si e ardhmja e Formula 1.

Por jo vetëm kaq, “Kolner Express” publikoi edhe një foto të Mick Shumacher të veshur me një xhaketë të Mercedes F1 gjatë një eventi në Sindelfingen, një qytet që është shumë pranë Stuttgartit.

“Shumë shpejt kjo lëvizje do të bëhet zyrtare, por në këtë moment askush nuk dëshiron të konfirmojë këtë lajm”, lexohet ndër të tjerat te tabloidi gjerman.

Top Channel