Çfarë goli! Argjentinasi shënon fluturimthi nga mesfusha e tij (Video)

05/12/2016 00:00

Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin kilian të futbollit. Alejandro Camargo, lojtar i Universidad Concepcion, shënoi fluturimthi nga mesi i fushës në ndeshjen kundër O’Higgins.

Portieri i O’Higgins doli nga zona dhe largoi me forcë topin, por, sa hap e mbyll sytë, e pa sërish atë në rrjetën e tij. Kjo sepse Alejandro Camargo goditi nga mesi i tij i fushës dhe pa rënë në tokë topin e shkelmuar nga portieri, duke lënë me gojë hapur të gjithë.

Ky gol, që me siguri do të jetë kandidat për çmimin Pushkash, u shënua në minutën e 95 të ndeshjes që përfundoi 3-1 për Universidad Concepcion.

Top Channel