Thirrje për të shpëtuar trashëgiminë kulturore në Lindjen e Mesme

03/12/2016 00:00

Pesë laureate të çmimit Nobel kanë bërë thirrje për një veprim urgjent që të shpëtohen zonat historike nga konflikti në Lindjen e Mesme. Ndërsa në Abu Dabi ka çelur samiti i trashëgimisë kulturore, Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke udhëhequr një nismë për të krijuar një fond prej 100 milionë dollarë për të mbrojtur dhe restauruar objektet e antikitetit që janë dëmtuar nga luftimet.

Territore që mbajnë mbi shpatulla kapituj historie  në Siri, Mali dhe Irak janë shkatërruar, apo më keq janë hedhur tërësisht në erë nga  militantët islamikë vitet e fundit, të cilët përdorin  bomba, granata  dhe raketa. Pjesë nga historia janë zhdukur përgjithmonë, ndaj duhen marrë masa urgjente – thuhet në deklaratë.

55 nga një total prej  1.052 vende  të trashëgimisë të listuara nga organizata kulturore e OKB-së UNESCO,  janë klasifikuar si “në rrezik”. Fondi mendohet se do të mbuloje koston e transportit, ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve dhe artefakteve të prekura.

Franca do të kontribuoje 30 milionë dollarë. Tërmetet apo ndotja janë në mesin e kërcënimeve të antikitetit të listuara nga UNESCO. Por shkatërrimi i qëllimshëm nga ekstremistët e ISIS të  cilët i konsiderojnë si objekte të pavlera  – por nga ana tjetër i tregtojnë objektet e grabitura, dënohen rëndë.

Top Channel