Zidane ndez “El Clasicon”: I mundëm kur ishim dobët, tani…

02/12/2016 00:00

Pasi drejtoi skuadrën në stërvitjen e fundit në Valdebebas përpara “El Clasicos” së të shtunës, Zinedin Zidane iu drejtua gazetarëve për diskutuar për sfidën që mban të mbërthyer miliona tifozë.

Edhe pse ka kujtime të mira nga hera e fundit kur ishte në “Camp Nou”, francezi thotë se kjo do të jetë një ndeshje ndryshe. Ai ndez sfidën kur thotë se sezonin e kaluar ndaj Barçës, eshe pse arritën të merrnin fitore, Reali po kalonte në një periudhë të vështirë.

“Sezonin e kaluar po kalonin një moment shumë të vështirë, por kësaj radhe është ndryshe. Jemi duke luajtur shumë mirë, jemi gati dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se duhet të jemi të përqendruar gjatë ndeshjes”, tha Zidane.

Barcelona u ndal nga Real Sociedad javën e kaluar, por francezi thotë se ajo e së shtunës do të jetë një tjetër Barcelonë.

“Ajo ndeshje nuk është asgjë, sepse e së shtunës do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër. Do të luajmë ndaj kampionëve dhe kampionët gjithmonë e tregojnë veten në ndeshje të mëdha”, vijoi francezi.

Top Channel