Cikalleshi rikthehet me gol në Turqi – VIDEO

29/11/2016 00:00

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi po kalon një sezon të vështirë në Turqi me Basaksehir duke qëndruar për shumë ndeshje në stolin e rezervave, por këtë të martë ai u aktivizua si titullar në ndeshjen e kupës ndaj Yeni Amasyaspor dhe ishte vendimtar, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

26-vjeçari arriti të shënojë një gol të bukur në minutën e 73 të ndeshjes. Cikalleshi arrin ta ulë topin brenda zonës e më pas lëshon një goditje të pakapshme për portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i parë sezonal për Cikalleshin, me kuqeziun që në këtë sezon ka vuajtur mungesën e hapësirave te Istanbul Basaksehir, me vetëm 64 minuta të luajtura në kampionat.

Pas këtij goli mbetet për t’u parë nëse sulmuesi kuqezi do të arrijë të gjejë më tepër hapësira në ekipin e tij, apo në do të largohet gjatë merkatos së janarit.

Top Channel