Thaçi: Të përforcojmë shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore

29/11/2016 00:00

Gjatë qëndrimit në Tiranë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

“Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Thaçi në Facebook.

Sipas tij, “Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova pas MSA-së pret liberalizimin e vizave dhe një dinamikë më të fortë drejt anëtarësimit në BE.

“Orientimi kah vlerave euroatlantike dhe perëndimore është një ndër të arritjet më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull”, është shprehur Thaçi.

Top Channel