Dhuna në familje, i hedh ujë të nxehtë në trup bashkëshortes

29/11/2016 00:00

Dhuna në familje mbetet ende problem në shoqërinë shqiptare, teksa një nga rastet e fundit është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një 35-vjeçar ka djegur me ujë të nxehtë bashkëshorten e tij.

Uniformat blu të Durrësit bëjnë të ditur se është arrestuar Erion Bregasi, 35 vjeç. Pas një konflikti me bashkëshorten e tij F. Bregasi, 32 vjeçe, ai i ka hedhur ujë të nxehtë duke e djegur në disa pjesë të trupit.

Pas ndihmës mjekësore në spital, e reja është larguar për në shtëpi, ndërsa i shoqëi akuzohet për dhunë në familje.

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Xhafzotaj të Durrësit, ku është vënë në pranga Besnik Kurti, 40 vjeç. Kurti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, M. Kurti, 29 vjeçe. Ai njihet si person me precedent penale të mëparshëm, po për veprën dhunë në familje.

Top Channel