Mrekullia Hudson tashmë një film

27/11/2016 00:00

Thuajse çdo person që udhëton me avion përfishet nga frika, por për 155 pasgjerët e “Flight 1549”, më 15 janar 2009, çdo tmerr i imagjinuar u kthye në realitet.

Për 4 minuta tmerruese jetët e tyre ishin në fije të perit, ndërsa avioni i tyre po binte në ujrat e ftohta të lumit Hudson në New York me një shpejtësi prej 240 km për orë.

Ata mbijetuan falë manovrimit të shpejtë të pilotit Chesley ‘Sully’ Sullenberger. Historia e tij së fundmi është realizuar në filmin “Sully”.

Filmi, ku kapiteni hero, Chesley ‘Sully’ Sullenberger, interpretohet nga aktori amerikan Tom Hanks ka dalë këtë javë në kinema dhe shfaq për publikun momentet e tmerrit që përjetuan pasagjerët e mbijetuar në atë që njihet si “Mrekullia Hudson”.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel