Hoeness rimerr Bajernin, zgjidhet sërish President

26/11/2016 00:00

Uli Hoeness rikthehet në postin e presidentit të Bayernit të Mynihut pas fitores në zgjedhjet e mbajtura në klubin bavarez. Hoeness kërkoi rimarrjen e kësaj detyre pas lirimit nga burgu në muajin shkurt, ku përmbushi dënimin për evazion fiskal.

Uli Hoeness fitues i Kupës së botës në 1974 me Gjermaninë, ka qenë pjesë e Bayernit me të cilin ka fituar 3 tituj në Kupën e Kampioneve. Pasi mbylli karrieren si futbollist, Uli Hoeness u bë pjesë e bordit drejtues duke marrë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Në vitin 2009 ai u zgjodh presidenti i kampionëve të Gjermanisë, post të cilin e mbajti deri në mars të vitit 2014, kur u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg për evazion fiskal prej 28.5 milionë Euro.

Në zgjedhjet e mbajtura në klub, morën pjesë 7000 anëtarë të klubit, ku në favor të tij votuan 6986 persona ose 98.5% e anëtarëve, 108 vota ishin kundër zgjedhjes së tij, ndërsa 58 anëtarë të tjerë abstenuan.

Top Channel