Driblimi spektakolar i Carrascos – VIDEO

24/11/2016 00:00

Atletico Madrid transferoi një vit më parë nga Monaco belgun Yannick Ferreira Carrasco, i cili me talentin e tij është shndërruar menjëherë në një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së Simeone-s.

Mesfushori belg është bërë shpesh protagonist në ndeshjes e Atletico-s me golat e tij, por mbrëmjen e së mërkurës edhe pse nuk arriti të shënojë në fitoren 2-0 të skuadrës spanjolle ndaj PSV, Carrasco u bë protagonist i një driblimi “dehës” ndaj mbrojtësit kundërshtar Santiago Aris.

Me lëvizjet e tij, Carrasco ka arritur ta nxjerrë totalisht jashtë loje mbrojtësin e krahut të PSV duke e lënë atë të shtrirë në fushë.

Top Channel