Clinton, 2 milionë vota më shumë se Trump, por…

23/11/2016 00:00

Hilllary Clinton ka marrë mbi 2 milionë vota më shumë krahasuar me rivalin Donald Trump në votimin popullor të 8 nëntorit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Dave Wasserman, nga instituti Cook Political Report, Clinton ka marrë 64.223.958 vota, ndërsa presidenti i zgjedhur 62.206.395.

Por nuk ndryshon numri i zgjedhësve të mëdhenj, nga të cilët manjati ka marrë mbi 300, një numër shumë më i lartë se 270 që duhen për të marrë nën kontroll frenat e Shtëpisë së Bardhë.

Pikërisht mbi këtë argument, Trump ka komentuar në Twitter:

“Nëse zgjedhjet do të bazoheshin tek votimi popullor dhe jo tek kolegjet elektorale, atëherë do të kisha bërë fushatë në Nju Jork, Florida dhe Kaliforni dhe do të kisha fituar edhe më lehtë edhe më thellë”, ka thënë Trump.

Top Channel