Neymar pas hekurave?! Prokuroria kërkon 2 vjet burg

23/11/2016 00:00

Saga e transferimit të shumëdiskutueshëm të sulmuesit brazilian Neymar te Barcelona pasurohet me një tjetër kapitull të ri kontrovers.

Prokuroria e Audienca Nacional, Gjykata e Lartë e Drejtësisë Spanjolle ka kërkuar dy vjet burgim për futbollistin blaugranas dhe një gjobë spektakolare prej 10 milionë eurosh, në vazhdën e procesit për kalimin e tij nga Santos në La Liga.

Masa me burg janë kërkuar nga Prokuroria Iberike edhe për prindërit e Neymar, si dhe për ish presidentët e klubeve respektive, Odilio Rodrigez te Santos dhe Sandro Rosell te Barcelona.

Të gjithë personazhet e përfshirë akuzohen se kanë fshehur shuma të majme në transferimin e sulmuesit latin. Komunikata e diskutueshme e Fiskalia, është vetëm etapa e fundit e një procesi të rihapur në Shtator nga Audienca Nacional për llogari të fondit DIS, që zotëronte 40% të kartonit të Neymar.

Akuzat mbeten në të njëjta, korrupsion dhe mashtrim fiskal në përmasa të mëdha. Sipas avokatëve të fondit DIS që inicioi hetimet, Barcelona dhe Santos ranë dakord për të fshehur vlerën e vërtetë të operacionit, duke mashtruar me bilancet. Kjo vetëm për të mos i paguar palëve të treta, komisionet e nevojshme.

Top Channel