Muhamed Ali në skulpturën prej druri

23/11/2016 00:00

Artisti nga Nju Xhersi, James O’Neal ka krijuar një skulpturë të Muhamed Ali, një punë që i morri atij plot 6 muaj për ta përfunduar.

TMZ ka publikuar dhe fotot ekskluzive të skulpturës. Kjo vepër vjen pas adhurimit për ikonën e boksit, i cili u largua këtë vit nga jeta. Ai mendoi se pema e arrës që preu së fundmi ishte perfekte për skulpturën.

Megjithatë kjo nuk është puna e tij e parë, pasi më herët O’Neal ka bërë dhe skulpturën e Conor McGregor.

Kështu që, kush do të jetë tjetri? O’Neal ka thënë se do të dëshironte të ishte një femër, por jo Ronda Rousey.

FOTO GALERI
1/5
TMZ

Top Channel