Derbi në “San Siro”, Milan “pasurohet” nga biletat

19/11/2016 00:00

Milani buzëqesh në prag të derbit me Interin në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë vendosur një rekord për sa u përket të ardhurave nga shitjet e biletave.

Në të vërtetë për këtë sfidë të programuar të luhet në mbrëmjen e së dielës, nuk ka mbetur më asnjë biletë në treg me Milanin që arkëtoi plot 3.7 milionë euro.

Një shifër kjo që kaloi atë të arkëtuar për sfidën me Juventusin të luajtur në 22 tetor. Por jo vetën kaq, Milan-Inter do të jetë një derbi botëror.

Në fakt do të jetë mbi 640 milionë persona që do të shohin këtë përballje në ekranet e televizorëve, ndërkohë që në “San Siro” janë akredituar 250 gazetarë e mbi 50 fotografë.

Top Channel