Shtrenjtohen drutë për ngrohje

18/11/2016 00:00

Ngrohja me dru zjarri vazhdon të mbetet një shqetësim për banorët e qytetit të  Kukësit. Një metër kub dru shkon deri në 4 mijë lekë, një shifër e papërballueshme për shumë kuksianë.

Sipas tyre, tashmë ka ardhur koha e ngrohjes me gaz, pasi paratë nuk mjaftojnë për dru dhe  faturat e energjisë elektrike.

Por në bashkinë e Kukësit thonë se janë marrë masat.
 
“Janë përcaktuar ngastrat pyjore për dru zjarri dhe është lidhur kontrata me kompaninë sipërmarrëse që do të bëjë të tregtimin e tyre”, thotë Bujar Muçmata, Sekretar i Përgjithëshëm i Bashkisë Kukës.

Rajoni i Kukësit është një  ndër konsumuesit më të mëdhenj në vend i lëndës drusore gjatë dimrit,  që zgjat gati 5 muaj.

Top Channel