Luana feston për “gjërat e reja”

16/11/2016 00:00

Luana Vjollca po bën diçka ndryshe. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente tek është duke pozuar për atë çfarë duket si një fotosesion.

“Le të festojmë për gjërat ndryshe dhe për gjërat e reja që do të vijnë” janë përshkrimet që Luana ka përdorur.

Të gjitha këto angazhime duket se janë për projektin e saj më të ri muzikor që pritet të publikohet brenda këtij viti.

Ditë më parë, moderatoja publikoi në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale edhe foto nga ditët në plazh.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel