Akciza e gazit “për sigurinë”, Ministria e Energjitikës shpjegon rritjen e çmimit

15/11/2016 00:00

Pas deklaratave të ministrit  të Mjedisit Lefter Koka që u shpreh kundër vendosjes së akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret për automjetet, ka reaguar ministria e Energjetikës. Sipas saj një masë e tillë bëhet për të mbrojtur konsumatorët familjarë nga mbushja e bombolave në pikat e karburantit, duke diferencuar kështu shitjen.

“Gazi që shitet për automjetet kuptohet që ka infrastrukturën e tij të shitjes. Kurse gazi për bombla është i amballazhuar në bombulat e sigurisë.  Kurse gazi për automjetet duke qënë se deri sot është abuzuar, ku janë mbushur bombulat për konsumatorët, pra, për qytetarët, ka krijuar dhe një risk më shumë për jetën e tyre dhe sigurinë në konsum”, thotë Eduart Gjokutaj, këshilltar ekonomik, MEI.

Tjetër aspekt është formalizimi i tregut. “Unë nuk di të ketë ndonjë studim të mirëfilltë se kush ndot më shumë a më pak, po ta marrim të mirëqënë se gazi ndot më pak. Do të thosha që konsumi i gazit përmes vendosjes së masave të sigurisë dhe ndarjes së pikave të tregtimit i jep një tjetër hapje tregut. Për arsye që dihet se tregu formal është ai që do të prevaloj mbi tregun formal”, thotë Gjokutaj.

Paketa e re fiskale e qeverisë parshikon duke filluar nga viti tjetër vendosjen e një akcize për gazin e lëngshëm për automjetet në vlerën 13 lek për litër.

Top Channel