Durrës-Tiranë, përplaset për vdekje punëtori i mirëmbajtjes së rrugës

15/11/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 10:35 minuta të ditës së sotme në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person.

Policia bën të ditur se automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi I.N, ka aksidentuar një punëtor të mirëmbajtjes së rrugës ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë në lidhje me ngjarjen.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel