Pretenca, 2 vjet burg për gjyqtarin Ibrahim Hoxha

14/11/2016 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë paraditen e kësaj të hëne pretencën për gjykatësin Ibrahim Hoxha, i akuzuar për korrupsion.

Konkretisht, prokurorët kanë kërkuar 2 vjet burg për gjyqtarin dhe 3 vjet heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Hoxhaj akuzohet se mori 6 milionë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor.

Ndërkohë, 12 dhe 10 muaj burg janë kërkuar përkatësisht për personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë, Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajdja.

I biri i gjyqtarit, Ledion Hoxha dhe i pandehuri Altin Malaj janë dënuar respektivisht me nga 20 dhe 18 muaj shërbim prove. Ndërsa Gerald Hoxha me 100 mijë lekë gjobë.

Në proces mungonte ish-gjyqtari, i cili kërkontë të përfaqësohej nga avokati, pasi kishte probleme shëndetësore.

Deri tani kanë zgjedhur të braktisin proceset gjyqësore të gjithë ata ish-gjyqtarë e ish-prokurorë të akuzuar për korrupsion, me përjashtim të ish-gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda.

Top Channel