Memushaj: S’e meritonim këtë rezultat, nuk dua të komentoj vendimet e arbitrit

12/11/2016 00:00

Memushaj foli menjëherë pas takimit ku Shqipëria u mposht 0-3 nga Izraeli në “Elbasan Arena”, duke thënë se kombëtarja jonë nuk e ka merituar aspak këtë rezultat, megjithëse pranon se ekipi e nisi jo mirë ndeshjen.

“Nuk e filluam mirë ndeshjen, por pas marrjes së kartonit të parë të kuq sikur u zgjuam, megjithatë nuk arritëm të shënojmë. Pas kartonit të dytë të kuq, pastaj gjithçka u vështirësua për ne”, tha Memushaj.

I pyetur se çmendonte për vendimet e arbitrit, tha se në rastin e parë pati vetëm një kontakt të lehtë mes Gjimshitit dhe sulmuesit izraelit.

“Nuk dua të komentoj vendimet e arbitrit, por në rastin e parë besoj se nuk ishte për karton të kuq pasi ishte vetëm një kontakt i lehtë”.

Top Channel