26 kg hashash në port, në pranga 23-vjeçari

12/11/2016 00:00

Policia kufitare në Portin e Durrësit sekuestroi 26 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, që po tentohej të trafikohej drejt Italisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault  me targa AA 277 PF  që drejtohej nga shtetasi Bajram Myftaraj, 24 vjeç dhe banues në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë.

Top Channel