MAS: Të enjten rinis procesi mësimor

09/11/2016 00:00

Ditën e enjte në të gjitha institucionet arsimore të vendit do të rinisë procesi mësimor, i ndërprerë për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, e cila përmes një komunikate për shtyp ka sqaruar se procesi do të rinisë normalisht.

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore, përfshirë ato të përdorura nga nxënësit për të vajtur në shkolla.

Top Channel