Trump, Basha: Një mësim demokracie për gjithë botën

09/11/2016 00:00

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i quan zgjedhjet në SHBA një mësim të çmuar demokracie që ky shtet i dha gjithë botës.

“Ky është një mësim i çmuar demokracie që Shtetet e Bashkuara, populli amerikan i dhanë sot mbarë botës, Europës, Shqipërisë dhe shqiptarëve se vullneti i qytetarëve, vota e qytetarëve është ajo që vendos në demokraci, se fatin e njerëzve, fatin e qytetarëve në demokraci e përcaktojnë vetë qytetarët. Dhe ky është një mesazh veçanërisht i çmuar në këto ditë të errëta për demokracinë shqiptare. Është një mesazh kuptimplotë që kam një besim të madh se do të frymëzojë edhe këtu në Shqipëri një bashkim të qytetarëve me besim të madh te demokracia, te vota e lirë e cila nuk mund dhe nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion dhe nga asnjë aleancë kundër interesit qytetar. Interesi qytetar triumfon sa herë që qytetarët janë të bashkuar”, shprehet Basha.

Top Channel