Pankina e Anglisë, pritet konfirmimi i Southgate

08/11/2016 00:00

Gareth Southgate duket se do të qëndrojë në pankinën e Anglisë. Kjo është ajo që publikohet tek e përditshmja britanike ‘The Telegraph’, që citon burime pranë Federatës Angleze të Futbollit. Sipas kësaj të përditshmeje, lajmi zyrtar i konfirmimit të Southgate në stolin e ‘Tre luanëve’ do të bëhet pas ndeshjes miqësore që Anglia do të luajë javën e ardhshme me Spanjën.

Ajo që mund të ndryshojë gjërat është vetëm një humbje e mundshme e Anglisë në derbin britanik ndaj Skocisë, sfidë kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Telegraph bën të ditur se tashmë Federata i ka njofuar kandidatët e tjerë për stolin e Anglisë, për vendimin e marrë për të konfirmuar Southgate pas sfidës me spanjollët.

Mancini, Hoe e Steve Bruce ishin disa prej kandidatëve për të zëvendësuar Southgate. Por ky i fundit duket se ka lënë përshtypje të mira te drejtuesit e Federatës së Futbollit për punën e bërë prej tij e sidomos për mënyrën sesi e administroi çështjen Rooney, të cilin e la jashtë formacioni për sfidën me Slloveninë. Kjo ka bërë që në qeverinë e futbollit anglez të jenë të sigurt për mbajtjen e Southgate në pankinën e ‘Tre Luanëve’.

Top Channel