Spitali Amerikan 3; Për qytetarët, një shërbim i ri

08/11/2016 00:00

Spitali Amerikan, investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh ka hapur filialin e tij të tretë.

Godina më e re e rrjetit spitalor amerikan me një sipërfaqe prej 25 mijë metra katror ofron për pacientët 100 dhoma, 170 shtretër, 5 salla operatore dhe dy koronarografi dhe që prej kësaj të hëne do të jetë në shërbim të pacientëve që do drejtohen për të marrë shërbime, apo kryejnë ekzaminime.

Spitali Amerikan 3 ndodhet në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ose në zonën që njihet ndryshe si “Fabrika e Birrës”. Spitali Amerikan operon suksesshëm prej më shumë se 9 vite në Shqipëri dhe 4 vite në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve.

Në këtë rrjet spitalor ofrohet shërbim për të gjithë shtetasit vendas apo të huaj, si dhe në të gjitha departamentet, gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, urgjencë 24 orë, kardiologji, kardiokirurgji, pediatric e të tjera.

Rrjetit të spitaleve amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tashmë iu shtua edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend, por mbi të gjitha vendi i duhur për të trokitur dhe gjetur zgjidhe për shëndetin e çdo qytetari.

Top Channel