Durrës, moti i keq bllokon anijet në kalatë

07/11/2016 00:00

Moti i keq që ka përfshirë Gjirin e Durrësit dhe situata pritet të rëndohet gjatë 24 orëve të ardhshme.

Burime nga Kapiteneria e Portit detar të Durrësit bëjnë të ditur se brenda Gjirit deti rregjistron forcën 6 ballë, e cila arrin 7-8 ballë në det të hapur.

Kjo situatë ka detyruar anijet e peshkimit të qëndrojnë të lidhura në kalatë, duke pritur të kalojë kjo javë.

Ndërkohë, era me shpejtësi 20-25 m/sek nuk ka sjellë probleme në punën e dy anijeve të vetme që po shkarkojnë hekur dhe kontenierë në kalatat e portit.

Dita në vazhdim parashikohet të sjellë një furtunë në orët e para të së martës deri në mesditë, me një shpejtësi ere që pritet të arrijë deri në 45 m/sek.

Top Channel