Thasë me hashash në kurriz, kapen 5 shqiptarë në Greqi

06/11/2016 00:00

Në Follorinë u arrestuan pesë shtetas shqiptarë të cilët transportonin nga territori shqiptar ne ate grek me shume se 74 kg lende narkotike.

Ata janë arrestuar nga një patrullë policore në një zonë malore pranë kufirit, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme si këmbësorë në tokën greke duke mbajtur nga një thes me hashash secili.

Brenda thasëve ka patur 53 pako me drogë. Sipas burimeve pranë Policisë kufitare të Kristalopigjisë ata janë të moshës nga 21 deri në 43 vjeç, ndërsa ende nuk publikohen emrat e tyre.  

Gjithashtu, pesë trafikantëve u janë konfiskuar edhe telefonat celularë dhe po bëhen përpjekje për të gjetur bashkëpunëtorët e tyre.
 
Të arrestuarit janë çuar në hetuesi dhe të hënën do të dalin para gjykatës me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike  dhe të hyrjes së paligjshme në Greqi.

Top Channel