Bora e parë në Kukës; Temperaturat ulen ndjeshëm, problem me drutë e zjarrit

05/11/2016 00:00

Në Kukës temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe dimri ka filluar ndërkohë të paktë janë ata banorë që kanë siguruar sasinë e duhur të druve për ngrohje.

Çmimi i  një metri kub është i lartë, dhe tregu ka mungesa si pasojë e shtrëngimit te masave nga  shërbimi pyjor.

Situata bëhet më alarmante në një kohë që në zonat e thella malore sapo kanë filluar reshjet e para të borës.

Në verilindje kjo e premte ishte dita më e ftohë dhe sipas parashikimeve  reshje do të ketë edhe javën e ardhshme.

Top Channel