Jessica Chastain lë gjurmët në Hollywood

04/11/2016 00:00

Aktorja Jessica Chastain “çimenton” trashëgiminë e saj në “Hollywood”, duke lënë shenjat e dorës dhe të këmbës jashtë teatrit të famshëm kinez, një traditë kjo që nderon karrierën artistike.

Aktorja Jessica Chastain “çimenton” trashëgiminë e saj në “Hollywood”, duke lënë shenjat e dorës dhe të këmbës jashtë teatrit të famshëm kinez, një traditë kjo që nderon karrierën artistike.

Chastain, e kandiduar për dy çmime “Oscar” foli për disa prej roleve më të rëndësishme të interpretuara prej saj në ekranin e madh.

“Kam interpretuar personazhe fantastike gjatë karrierës. Kam qenë komandante e një misioni në Mars, operatore e CIA-s, një bombëshpërthyese e një lobiste në Capitol Hill. Ato më kanë mësuar shumë, mbi gratë që pata privilegjin të personifikoj”.

39-vjeçarja u lind në Sonoma dhe u rrit në Sacramento të Kalifornisë, përpara se të niste studimet në shkollën “Juilliard”. Rolet e hershme televizive në “E.R.” dhe “Law & Order” u ndoqën nga debutimi i suksesshëm në ekranin e madh, “Jolen” në vitin 2008.

Por viti i shpërthimit të saj ishte 2011-a, kur u publikuan 6 filma të saj, përfshirë “the Help”, që i dhuroi një nominim për çmim “Oscar”. Ajo u kandidua gjithashtu në vitin 2013 për rolin e një analisteje të CIA-s në “Zero Dark Thirty”.

Roli i saj i ri do të jetë ai i Miss Sloane, në filmin me të njëjtin titull, që do të shfaqet në kinema nga 25 nëntori.

Top Channel