1 ndeshje pezullim dhe 50 mijë paund gjobë “Specialit”

02/11/2016 00:00

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk do të ketë mundësi të drejtojë skuadrën nga stoli për një ndeshje si dhe duhet të paguajë 50 mijë paund. Ky është vendimi i Disiplinës për dy akuzat ndaj “Specialit”.

Akuza e parë ishte pas deklaratave të Mout që ngriti dyshimet se do të ishte e vështirë për gjyqtarin Anthony Taylor të “jepte një performancë të mirë” në takimin kundër Liverpoolit që u luajt më 17 tetor.

Ndërsa e dyta lidhet me një përplasjeje me arbitrin Mark Clattenburg. Federata e akuzoi për sjellje të pahijshme sepse ka përdorur “fjalë ofenduese drejt një zyrtari të ndeshjes” në tunelin e dhomave të zhveshjes pas përfundimit të 45 minutave të para.

Për shkak të kësaj përplasjeje, portugezi gjithmonë vullkanik në pankinë, u detyrua të shihte si spektator pjesën e dytë të barazimit 0-0 ndaj Burnley-t.

Me këtë polemikë të fundit, Mou nuk është ndjerë aspak krenar kur u përjashtua për herë të 13 në karrierën e tij, që nga Porto, Chelsea, Inter, Real dhe së fundmi United.

Top Channel