JLo ndez mbështetësit e Clintonit

02/11/2016 00:00

Jennifer Lopez ka qenë ndër emrat e parë të të famshmeve që kanë dalë hapur në mbështetje të Hillary Clinton dhe këngëtarja së fundmi i është bashkuar një turi final për t’u ‘mbushur’ mendjen amerikanëve që të votojnë kandidaten demokrate për Presidente.

Sigurisht, përveç thirrjeve për të votuar Hillaryn, JLo gjen kohë që të argëtojë fansat e saj nëpër këto takime jo vetëm me muzikë, por edhe me pjesën më të fortë të veten; kërcimin.

E në një takim të tillë në Florida, ajo e bëri këtë.

Top Channel